Të gjitha informacionet shëndetësore, të sigurta, në një vend

Administroni informacionet tuaja shëndetësore dhe ndajini këto me personat tuaj të kualifikuar të kujdesit shëndetësor. Shkëmbimi i informacionit bëhet më efektiv, i thjeshtë dhe më i lehtë dhe në këtë mënyrë përbën bazën për më tepër cilësi në rast të çështjeve tuaja shëndetësore. 

DEP-ja shkurt 

Dosja elektronike e pacientit (DEP) është një dosje personale që përmban dokumente të lidhura me shëndetin. Ky informacion është i aksesueshëm për ju dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor në çdo kohë nëpërmjet një lidhjeje të sigurt interneti. Ju keni kontroll të plotë mbi personat që mund të shohin dokumente të veçanta dhe kur ata mund ta bëjnë këtë.

External link: Shkurtimisht

DEP-Ilustrimi rreth sigurisë

Siguria

Akti për mbrojtjen e të dhënave dhe Akti Federal për DEP sigurojnë që dokumentet tuaja në DEP mbrohen nga aksesi i paautorizuar dhe ruhen në mënyrë të sigurt.

  • «Koha e përfituar shkon drejtpërdrejt në të mirën e pacienteve/pacientëve të mi.»

    DEP-ja ka ndikim.

    Dr. Pierrick Campanini

    Mjek specialist për mjekësi të brendshme të përgjithshme FMH, Centre médical Eaux-Vives, Genf

Dosja elektronike e pacientit DEP për tabletë

Hapja e një DEP

Zgjidhni ofruesin tuaj të DEP

Për të hapur DEP tuaj, zgjidhni një ofrues DEP dhe ndiqni procesin e tij të regjistrimit.