Cila është baza ligjore e DEP?

Qeveria federale është e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e strategjisë së Zvicrës për e-Health, veçanërisht përmes hartimit të Aktit Federal për dosjen elektronike të pacientit.

Akti Federal përshkruan dhe përcakton dosjen elektronike të pacientit (DEP) si një instrument për pacientët, për të:

  • përmirësuar cilësinë e trajtimit mjekësor,
  • përmirësuar proceset e trajtimit,
  • përmirësuar sigurinë e pacientit,
  • përmirësuar efikasitetin e sistemit të
    shëndetësisë, dhe për të
  • promovuar edukimin shëndetësor të pacientëve.

Për këtë qëllim, Akti Federal rregullon aspektet organizative, teknike dhe të lidhura me sigurinë:

  • hapjen e një DEP,
  • të drejtat e aksesit për profesionistët e kujdesit shëndetësor,
  • aksesin në dokumentet mjekësore në raste emergjence,
  • si pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor identifikohen në DEP,
  • strukturën e “komuniteteve kryesore” dhe “komuniteteve”
  • ndihmën financiare nga Konfederata.